Δευτέρα 27 Ιουλίου 2020

Nga:Kostandin Luci. Shen Pandelimoni



Shen Pandelimoni,u lind rreth viteve 175-180 ne qytetin e Nikomedise( Izmiri I sotem,ne Veri te Turqise,ne detin e Zi). Mamaja e tij, e quajtur Eubula,ishte nje e krishtere e devotshme,e cila e rriti djalin e saj,me dashurine per Krishtin,por qe do vdiste kur shenjtori ishte ende ne nje moshe te re,ndersa babai I tij,quhej Eustorgius,I cili do te konvertohej ne nje te krishtere kohe me vone. Shenjtori,fliste bute dhe ishte I perulur dhe kushdo qe bisedonte me te,ndjente lumturi dhe paqe. Vete,babai I shenjtorit,Eustorgius,e dergoi ate,qe te studionte per mjekesi,nen patronazhin e nje mjeku,te njohur si Eufrosinos,I cili e mori dhe shkoi tek perandori Maksimian (286-305).Vete perandori,duke pare dhuntite dhe talentin e shenjtorit,I kerkoi mjekut Eufrosinos,qe ta edukonte dhe te mesonte shenjtorin,ne manure qe te behej mjeku I familjes mbreterore. Kohe me pas,Shen Hermolaus,duke pare shenjtorin dhe duke biseduar me te,e pyet per besimin e tij,dhe shenjtori I pergjigjet,se sa ishte nena ime gjalle,une isha nje I krishtere,dhe pas vdekjes se saj,babai me ka bere nje pagan.Shen Hermolaus,duke pare pergjigjet e Shen Pandelimonit I thote:Nese beson me gjithe zemer,tek Perendia I vertete,ti mund te sherosh kedo me ndihmen e tij.Pas kesaj,shenjtori shkon dhe e viziton gjithmone dhe me shume Shen Hermolausin,duke I kerkuar keshilla,dhe duke pranuar besimin e krishtere si dhe duke u pagezuar dhe si n nje I tille. Pas,vdekjes se babait te tij,I cili ishte nje njeri I pasur,Shen Pandelimoni,liroi sklleverit qe ishin ne pronesi te babait te tij dhe e ndau pasurine midis te varferve,dhe cdo njeri qe sheronte,ai I thoshte qe duhet te ebsoni tek Krishti,si shpetimtari juaj,sepse ai eshte sheruesi juaj I vertete. E tere,kjo veper e Shen Pandelimonit,nuk do kalonte pa u marre vesh,sepse shume mjeke te tjere,nga xhelozia dhe smira,u ankuan tek perandori Maksimian,kunder shenjtorit,ku si prove I paraqiten perandorit nje njeri te verber,te cilit I ishte kthyer shikimi,I cili nuk pranoi faktin qe ishte sheruar nga perendite pagane,por nga vete Krishti,ku me pas ju pre koka per deshmine e tij. Edhe pse shenjtori u paraqit perpara perandorit,ai nuk pranoi te bente sacrifice per perendite pagane romake dhe pse e dinte qe ky refuzim do te thoshte denim me vdekje,por perseri ai refuzoi,duke mos mohuar besimin e tij tek Krishti.Shenjtori do ekzekutohej ne vitin 305,ne qytetin e Nikomedise.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Σας ευχαριστούμε.

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.