Τετάρτη 17 Νοεμβρίου 2021

Si të përqendrohem kur lutem!

Si të përqendrohem kur lutem!

Kur lutesh me gojë, të lutesh edhe me mendje, të përqendrosh mendimin në fjalët e lutjes.Në qoftë se nga dobësia jote ose nga sulmi i demonëve mendimi yt fluturon, mblidhe përsëri dhe ktheje vëmendjen tek Zoti me zemër të përulur dhe atëherë shpirti yt do të shijoj frytet e hirit hyjnor.

Si do të shpëtojmë nga zakonet mëkatare?

Sikurse gjarpëri nuk e ndërron lëkurën e tij të vjetër nëse nuk kalon nga një vrimë e ngushtë, po kështu edhe ne nuk i ndryshojmë dot zakonet mëkatare, veshjen e njeriut të vjetër (Ef.4:22) nëse nuk kalojmë nga udha e ngushtë dhe e vështirë e vetëpërmbajtjes dhe e vetësakrifikimit.
 
Marrë nga libri “Përgjigjie pyetjeve të të krishterëve”
Manastiri i hershëm i Paraklitit -Ngushëllimtarit
Oropos Atiki Greqi

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Σας ευχαριστούμε.

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.