Rishi Sunak: Kryeministri, anti Krishtlindje
Nga:Kostandin Luçi
Anglia ka kaluar dhe ka parë shumë, si dhe ka vuajtur shumë në periudha të caktuara të historisë, por jo kaq sa sot. Nga Anglia e Rikard Zemërluanit, tek Anglia e Rishi Sunak janë mbi 1,000 vite histori. Por këto 1,000 vite pothuajse janë shkatërruar dhe harruar për shumë arsye dhe një nga këto është dhe zgjedhja e parë në Histori, e një kryeministri jo të Krishterë në krye të mbretërisë ishullore.
Rishi Sunak, nuk ka për tu betuar dhe nuk do betohet mbi Bibël, por mbi librin Hindu të Bhagavad Gita, ashtu si në 2,015 kur u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Rishi Sunak është një hindu praktikues, dhe është shprehur duke thënë:
Trashëgimia ime fetare dhe kulturore është indiane. Me krenari them se jam hindu dhe identiteti im është gjithashtu hindu. Duke folur për BBC, Sunak tha: Besimi është i rëndësishëm për mua, unë jam një hindu. Në të njëjtën kohë, ai e përshkroi Britaninë, duke e quajtur, një vend laik. Dikush mund të shpresojë se duke pasur parasysh besimin e tij hindu, Sunak do të ishte dashamirës ndaj atyre të traditave të tjera të besimit. Edhe pse përshkrimi i tij i vendit si "laik" ngre shqetësime se ai nuk ka asnjë ide për trashëgiminë e Krishterë të Britanisë së Madhe. (ChristianConcern).
Gjithashtu vetë Rishi Sunak është shprehur duke thënë, që:
Krishtlindjet janë një kohë, ku pavarësisht nëse do të shkoni në meshën e mesnatës në kishë, është një kohë kur shumica e njerëzve kanë pushim nga puna, ne kemi pushime, festa shtetërore, është një kohë kur të gjithë rrinë jashtë.(Humanist.uk). Por Rishi Sunak, harron se Anglia ka një kishë të sajën, ka një numër të madh shkollash dhe universitetesh të Krishtera si dhe mbi të gjitha ka një traditë shekullore të Krishterë edhe pse të lëkundur, në ditët e sotme. Anglia ka dy libra,Biblën dhe Shekspirin. Anglia bëri Shekspirin, por Bibla bëri Anglinë. Viktor Hygo (1802-1885). Në anën tjetër Rikard Zemërluani, mobilizoi ushtri për të çliruar të Krishterët e persektuar të Lindjes së Mesme, ndërsa sot, Hindutë e Rishi Sunak persekutojnë të Krishterët në Indi.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Σας ευχαριστούμε.
Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.