Σάββατο 26 Αυγούστου 2023

Mbi persekutimin: Heshja ndaj persekutimit



Mbi persekutimin: Heshja ndaj persekutimit

Ndërkohë, OKB-ja, BE-ja dhe organet e tjera të mëdha qeveritare që pretendojnë se janë të zellshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të të gjithë njerëzve vazhdojnë të demonstrojnë se e vetmja gjë për të cilën ata janë të përkushtuar është injorimi i persekutimit mbarëbotëror të të Krishterëve. 

Vetëm vitin e fundit (sipas Open Doors 2,023), aktualisht janë mbi 360 milionë të Krishterë që jetojnë në vende ku përjetojnë nivele të larta persekutimi dhe diskriminimi. 

Ndërkohë lista vazhdon dhe të ndryshojë sepse shifrat e persekutimit ndaj të Krishterëve vazhdojnë që të pësojnë rritje galopante. Mjafton të shikojmë atë që është duke ndodhur në Nigeri, Pakistan, dhe jo vetëm kaq por edhe më shumë,sepse janë shumë vende ku ne nuk ndigjojmë asgjë për të Krishterët e persekutuar, sepse ata janë pakicë numerike dhe ku vetë të Krishterët nuk njohin të Krishterë të tjerë. 

Por, cila ka qënë përgjigjia e Komunitetit Ndërkombëtar ndaj kësaj lufte ndaj të Krishterëve,duke përfshirë dhe Europën ku ç’do ditë dhe më shumë kisha po digjen dhe po përdhosen. Përgjigjia ka qënë Heshtja! 

Ne mund të përballemi me persekutimin nëse ne qëndrojmë besnik tek besimi I palëkundur në Zotin Krishti, ose nëse ne e quajmë mëkatin mëkat. Por, ajo që ka më shumë rëndësi dhe që ne duhet të lutemi vazhdimisht dhe të ngremë zërin është që vrasjet dhe përndjekjet ndaj të Krishterëve të marrin fund. 

Nuk është e lehtë të ndigjosh lajme të përditshme për masakrat ndaj të Krishterëve nëpër vende të ndryshme të botës,sepse ata nuk I transmetojnë. Madje as nuk flasin për faktin se 60 vjet më parë, 20 për qind e popullsisë në Lindjen e Mesme ishte e Krishterë. Kjo është reduktuar në më pak se pesë për qind dhe ato do të zhduken me shpejtësi nëse nuk bëhet asgjë. Edhe pse mediat dhe Kombet e Bashkuara, qëndrojnë në heshtje ndaj persekutimit,është detyra jonë që të tërheqim vëmendjen e njerëzve për atë që është duke ndodhur. 

Nuk duhet të habitemi me besimin e të Krishterëve të persekutuar dhe nuk duhet të habitemi se sa me shumë dëshirë këta të Krishterë e shfaqin besimin e tyre duke ditur edhe se çfarë I pret ata. Për mendimin tim,është shumë e rëndësishme që të mos heshtim për 360 milion të Krishterët e persekutuar,dhe se ndihma ndaj tyre është detyre e çdo të Krishteri. 

OKB-ja,mediat kryesore dhe Be duhet të merren me të Krishterët e persekutuar dhe jo me tema si Ngrohja Globale apo të drejtat gjinore.

K.L

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Σας ευχαριστούμε.

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.