Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Δευτέρα 25 Μαΐου 2020

9 motrat martire.




9 motrat martire

 

Shen Kuiteria,emri I se ciles do te thote (e Kuqe) u lind ne shekullin e dyte ne qytetin e Brakara (Braga e sotme) ne Portugali, dhe ishte e bija e nje guvernatori romak,te njohur si Lucius Katilius Serves dhe Kalcias.

Shen Kuiteria kishte dhe 8 motra te tjera binjake,te cilat ishin:Eufemia,Liberata,Gema,Genebra,Germana,Basilisa,Marcia dhe Viktoria. Mamaja e tyre,Kalcia e urrente faktin qe kishte lindur 9 vajza binjake duke e quajtur veten nje fshatare te rendomte,dhe te nje shtrese te ulet dhe per kete arsye urdheroi nje sherbetore te saj qe te mbyste vajzat e saj ne lum,edhe pse bashkeshorti I saj, Lucius,nuk ishte ne dijeni per lindjen e vajzave. Por,sherbetorja,vendos qe te mos e zbatoje urdherin e Kalcias,duke ja dhene vajzat njerezve te zones,qe ata ti rrisnin ato. Pasi,9 motrat rriten,ato me dashurine e madhe qe kishin per Krishtin,nuk pranojne qe ti respektojne perendite pagane romake,dhe per kete arsye dergohen perpara guvernatorit,babait te tyre Lucius Katilius Severus,I cili arrin ti njohi si vajzat e tij dhe pak kohe me pas kerkon qe ti martoje ato me oficere te ushtrise Romake dhe persona te pershtatshem ,sipas rangut qe ai perfaqesonte. Por,9 motrat refuzuan martesen,dhe kjo beri qe ato te burgoseshin,nga vete babai I tyre ne nje kulle. Por,ato arrijne te aratisen nga kulla ku mbaheshin te burgosura dhe gjate largimit lirojne te gjithe te burgosurit e tjere,duke u arratisur neper male dhe duke nisur keshtu nje lufte guerrile kunder trupave te ushtrise romake. Por,kjo lufte e tyre,kunder persekutoreve romake te drejtuar nga vete babai I tyre,do perfundonte me martirizmin e 9 motrave,ku vete Shen Kuiteria,do kapej dhe do ti pritej koka (22 Maj 139),motra e saj Eufemia,do hidhej nga nje shkemb ne malet e Peneda Geres,ne ver te Portugalise,qe sot quhet me ermin:Shkembi I shenjtores,ku pasi Shen Eufemia,u hodh nga shekmbi,nje grop u hap ne toke dhe e mori me vete shenjtoren,ku me pas do dilte nje burim me uje termal.Nje moter tjeter,sic ishte Shen Liberata do te kryqezohej dhe do te martirizohej ne Kryq ne daten 20 Korrik te vitit 139.

 

Foto eshte marre nga: https://www.pinterest.com/pin/458382068319823552/- ku tregohet Shen Kuitheria me koken e saj ne dore.

 

Από: Kostandin Luci


Δεν υπάρχουν σχόλια: