Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Σάββατο 10 Σεπτεμβρίου 2022
Erdha pashe dhe me ndihmen e Perendise arrita te fitoj.
Erdha pashe dhe me ndihmen e Perendise arrita te fitoj.
Nga;Kostandin Luçi
Vetem Krishterimi eshte rruga e drejte dhe rruga e shpetimit. Ne jemi thjesht njerez, kalimtare ne kete bote, me detyren, qe ti sherbejme Perendise. Shenjtore dhe martire kane dhene jeten ne sherbim te Perendise. Ne nuk duhet kurre ta harrojme kete sakrifice. Ne duhet ti jemi mirenjohes te gjithe atyre qe sakrifikuan per Perendine ne menyre qe ne te jetojme te qete dhe te lumtur sot.Jane te shumte, shenjtoret dhe martiret qe kane sakrifikuar ne rrugen e Krishtit. Po ne? Ne qe jetojme te qete dhe te lumtur sot, ne rrugen qe paraardhesit tane te Krishtere na e ndertuan me gjakun e tyre.
Ne duhet ti nderojme ata, ti respektojme ata dhe kurre mos ti harrojme, por te jemi ushtare te devotshem Krishtit. Erdha pashe dhe me ndihmen e Perendise arrita te fitoj, u shpreh Joani 3 Sobienski ne daten 12 Shtator te vitit 1683. Une mundem, ju mundemi dhe ne te gjithe mundemi te ndertojme nje bote me te mire,ashtu si na meson Ungjilli.
Te gjithe duhet te dime se shpetimi vjen vetem me predikimin e fjales se Perendise,me besimin e Krisht dhe lutjet qe ne duhet te bejme ne menyre te pandare.
Shen Kozmai erdhi vetem me nje rrobe te vjeter dhe me nje shkop ne dore dhe u perpoq qe te ndihmonte njerezit qe ata te mos binin pre e erresires por te ndricoheshin me driten e Ungjillit.
Sot,njerezit duhet te afrohen prane te vertetes,prane fjales se Perendise ne menyre qe te fitojne shpetimin. Shume te Krishtere kane dhene jeten per Perendine dhe kane sakrifikuar gjithcka per te.Shen Kostandini I Madh ,me Ediktin e Milanos ne vitin 313 I dha lirine e besimit te Krishtereve dhe ju ktheu atyre pronat. Pronat e Kishes jane te shenjta dhe si te tilla ne duhet te luftojme per ti mbrojtur ato.
Foto:Martiret dhe shenjtoret te njohur si,Shen Feliks dhe Regula (binjake) dhe sherbetori i tyre Eksuperantius,te cilet u martirizuan ne daten 11 Shtator te vitit 286.Pasi ju pre koka,ata ecen per 40 hapa,dhe pasi luten,ata flene me Perendine.
Me pas trupat e tyre,do vendosen ne vendin ku u martirizuan(ne majen e nje kodre),qe sot njihet me emrin Grosmunster dhe ndodhet ne Zyrih te Zvicres.
Sipas tradites,na thuhet se Grosmunster,u ndertua nga perandori,Karli i Madh(742-814),i cili ishte duke udhetuar ne zone,kur kali i tij,u ul ne gjunje ne vendin e martirizimit te shenjtoreve.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου