Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Κυριακή 25 Απριλίου 2021
E diel, 25 prill 2021 - Shenjtori i ditës.
E diel, 25 prill 2021 - Shenjtori i ditës.
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS
(15 MARS - 2 MAJ)
- SOT HAHET EDHE PESHK -
E DIELA E PALMAVE - E Diela e Dafinave -
HYRJA E KRISHTIT NE JERUSALEM
Apostull dhe Ungjillor Marku (këtë vit festohet në datë 4 maj, të martën pas Pashkës).
Aniani i Aleksandrisë. Dëshmore Niki.
- Hyrja e Krishtit në Jerusalem -
Në këtë ditë kremtojmë hyrjen panigjirike të Zotit Jisu Krisht në Jerusalem. Gjatë ardhjes në Jerusalem, Krishti dërgoi dy nga nxënësit e Tij që të merrnin një pulisht dhe hipur mbi të hyri në qytet.
Sapo dëgjoi populli se po vjen Krishti menjëherë morën dega palmash në duar dhe dolën për ta pritur. Edhe disa shtruan rrobat e tyre në vendin që Jisui do të kalonte. Edhe të gjithë bashkë, të vegjël e të mëdhenj, thërrisnin: “Hosana, i bekuar është Ai që vjen në emrin e Zotit, mbreti i Izraelit”.
Krishti rivjen në Jerusalem për të përmbushur Ligjin. Krishti nuk i jep rëndësi të veçantë hyrjes panigjirike, por ardhjes në kryq edhe në ngjallje.
Hyrja e Krishtit në Jerusalem është një hyrje martirike për në jetën pa mbarim drejt Perëndisë. Edhe për pak ditë do të martirizohet dhe do të vdesë në kryq, për të mposhtur vdekjen dhe për të dhuruar jetën me ngjalljen e Tij
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου