Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Τετάρτη 15 Σεπτεμβρίου 2021

Kryqi..

 



Kryqi


1. “Kryqi është kapitali i shpëtimit tonë; kryqi është bazë të mirash të pafundme. Në sajë të kryqit neve që ishim më parë, të çmendur dhe të rrëzuar, u pranuam në vendin e bijve, në saj të Tij nuk mashtrohemi më, por njohëm mirë të vërtetin; në saj të Tij ne që më parë u faleshim drurëve dhe gurëve, tani njohëm mirë Krijuesin e të gjithave; në saj të Tij, ne shërbëtorët e mëkatit, u lavdëruam në lirinë e përligjës; në saj të Tij toka u bë qiell” – Shën Joan Gojarti.


2. “I tërëmiri na dhuroi shumë gjëra. Por nga dhuratat e Tij më të mëdha është shenja e Kryqit. 

 Me Kryqin mësojmë misteret e dëlira.

 Me Kryqin hapim Parajsën.

 Me Kryqin dëbojmë demonët.

Por së pari ne duhet të kemi duart tona të pastra e të panjollosura nga mëkatet. Dhe vetëm kështu, me bërjen e shenjës së Kryqit, mund të dëbohet dhe të digjet djalli, por n.q.s. vetë jemi të ngarkuar me mëkate, atëherë Kryqi që bëjmë nuk ka vlerë. 

Pra, vëllezërit e mi, qoftë kur hani, qoftë kur pini verë ose ujë, qoftë kur udhëtoni apo punoni, kryqi të mos ju mungojë kurrë” – Shën Kozmai i Kolkondasit. 


3. “Të mos turpërohemi nga Kryqi i Krishtit. Edhe n.q.s. tjetri turpërohet dhe e fsheh, ti bëje dukshëm Kryqin tënd, që të shohin demonët këtë shenjë të Mbretërisë së Perëndisë dhe të ikin larg, duke u dridhur. Bëje pra, shenjën e Kryqit gjatë ngrënies, gjatë ndenjes e në çdo rast. Sepse kush kryqëzohet këtu në tokë do të gjendet mendërisht sipër në qiell” – Shën Kirilli i Jerusalemit.


4. “Le ta bëjmë shenjën e kryqit me guxim dhe me kurajo. Kur demonët e shohin atë, ata kujtojnë të kryqëzuarin, ata fshihen dhe na lenë të qetë” –  Shën Kirilli i Jeruzalemit.


5. “Kryqi – armë fitimtare” –  Shën Sofroni i Jeruzalemit.

6. “Kryqi – mbrojtës nga të këqijët” – Shën Grigori i Nisës.

7. “Kryqi – kapital i gjithë të mirave” –  Shën Joan Gojarti

8. “Kryqi yt, o Zot edhe pse duket dru në thelb është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit. Ferri duhet të jetë paaftësia për të dashur” –  Dostojevski.

Δεν υπάρχουν σχόλια: