Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Πέμπτη 20 Ιανουαρίου 2022
Mihal Butros, i Krishteri i fundit i Idlib. Nga:Kostandin Luçi
Mihal Butros, i Krishteri i fundit i Idlib.
Nga:Kostandin Luçi
Personi ne foto eshte Mihal Butros,nje 90 vjecar nga qyteti Idlib I Sirise,I cili eshte kthyer ne nje ikone te qendrestarise se besimit te Krishtere,pavaresisht persekutimit dhe vuajtjeve. Ai eshte dhe banori I vetem I Krishtere I cili ka qendruar dhe banon aktualisht ne qytetin ne fjale.
I lindur ne vitin 1931 Mihal Butros nuk e braktisi kurre vendlindjen dhe besimin e tij,edhe pas shperthimit te revoltave ne Siri edhe pas marrjes se pushtetit nga grupi terrorrist i ISIS,ai nuk u dorezua kurre.
Edhe ne vitin 2015,kohe kur ISIS mori pjesen me te madhe te Sirise,une nuk u largova kurre,deklaroi Mihal Butros per Al-Monitor. Nder te tjera Mihal Butros eshte shprehur duke thene:
Po arrij t’ja dal. Une nuk mund te bej nje jete luksoze,por mund te gatuaj vete. Nuk kam energji elektrike sepse eshte e shtrenjte dhe per ndricim perdor vaj dhe vajguri. Falenderoj Zotin per kete sepse Zoti kujdeset per mua. Mihal Butros,eshte shprehur duke thene se ai eshte rritur nga njerka dhe me pas nga halla e tij,duke pasur dhe nje femijeri te veshtire. Edhe pse kishat jane shkaterruar dhe mbyllur,une lutem ne shtepi eshte shprehur Mihal Butros.
Sipas te dhenave zyrtare,ne qytetin e Idlibit,dikur ka pasur 10,000 te Krishtere,dhe shumica u larguan gjate vitit 2015.
Ajo qe ne mesojme nga jeta e Mihal Butros,eshte fakti qe pavaresisht gjithçkaje,pavaresisht çdo situate, ne nuk duhet ta humbasim kurre besimin te Krishti. As torturat, as kercenimet madje dhe as vdekja nuk duhet te na frikesoje. Mihal Butros eshte shembulli I asaj,se si ne duhet te jemi,te patrembur,sepse ne jemi shpresetare,jemi besimtare te Krishtere,besim te cilin ne duhet qe ta ruajme dhe te mos e japim kurre.
Kjo eshte dashuria me e madhe,ti sherbesh Krishtit dhe te sakrifikosh per Krishtin,atehere kur na kerkohet. Shenjtoret dhe martiret nuk u bene te tille,nga pasuria ose nga familja.Ata u bene te tille nga besimi.Dhe kete besim ata nuk e tradhetuan dhe nuk e shiten kurre. Kohet mund te kene ndryshuar por besimi mbetet I njejte,Kisha mbetet e njejte,Bibla mbetet e njejte,dhe vetmja gje qe ndryshon jane njerezit.
Mihal Butros,shembulli i nje te Krishteri qendrestar dhe shpreseplote. Amin
Foto:www.aa.com.tr
Burimi:www.al-monitor.com,Protothema.Gr
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου