Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Παρασκευή 9 Σεπτεμβρίου 2022

Mbretëresha vdiq. Rroftë mbreti


Mbretëresha vdiq. Rroftë mbreti

Nga;Kostandin Luçi

Mbretëresha Elisabeta e 2, ndërroi jetë  në moshën 96 vjeçare,pas 70 vitesh sundimi,duke u bërë dhe mbretëresha më jetëgjatë  në historinë e fronit të Mbretërisë së Bashkuar.  Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeta 2, froni do ti kalojë djalit të saj më të madh, që është princi Çarls,I cili më pas do njihet dhe si Çarlsi 3,duke pasur parasysh dhe faktin që  dy mbretër të tjerë janë quajtur Çarls,të cilët sunduan në shekullin e 17. 

Vetë princi trashëgimtar I fronit,njihet dhe si një person I cili ka një dashuri dhe afeksion të madh për Krishtërimin Orthodoks. Vetë babai I mbretit të ardhshëm,princi Filip është pagëzuar si I Krishterë Orthodoks,në Tetor të vitit 1921,në kishën e Shën Gjergjit në ishullin e Korfuzit. Gjyshja e mbretit të ardhshëm,e cila quhej Viktoria Alis e Batenbergut,u vesh si murgeshë Orthodokse,duke themeluar një urdhrin e kujdesit të murgeshave Orthodokse, të quajtur Marta dhe Maria, sipas manastirit që tezja e saj, Dukesha e Madhe martire Elizabeta Fjodorovna, kishte themeluar në Rusi në vitin 1909. 

Vetë mbreti I ardhshëm,Çarlsi 3,njihet botërisht për dashurinë e tij ndaj Krishtërimit Orthodoks dhe kjo dashuri nuk është shprehur vetëm më fjalë por edhe me vepra. Vetë mbreti I ardhshëm e ka vizituar Malin e Shenjtë në vitin e largët 2004. Të mos as faktin harrojmë që dy muaj para vizitës së princit Çarls,një nga manastiret e atjeshëm ai I Hilandarit ishte dëmtuar nga një zjarr dhe për këtë arsye ai themeloi një organizatë të quajtur: Miqtë e Malit Athos,e cila kishte si qëllim grumbullimin e fondeve për restaurimin e manastirit,gjë e cila u arrit.

Marrëdhënia e Princit me Orthodoksinë është e thellë dhe domethënëse.Nuk është rastësi as fakti që në një cep të një prej rezidencave të tij,atë në Glouçester,ka një numër të madh ikonash Bizantine,ku shumë prej tyre ju dhuruan nga murgjit e Malit Athos gjatë vizitës së tij,ashtu si e kam përmendur dhe më sipër në vitin 2004. Edhe vetë murgjit që e kanë takuar janë shprehur duke thënë që vetë princi,është shumë afër traditës Orthodokse. 

Monarkia Angleze ka kaluar shekuj të paqshëm dhe shekuj në luftë por ajo që ka rëndësi është besimi te Krishti Perëndi sepse ashtu si mbretëresha e ndjerë Elisabeta 2,lutej gjithmonë ashtu dhe mbreti I ardhshëm Çarlsi 3,lutet gjithmonë dhe përpiqet që të jetë gjithmonë dhe më afër Ungjillit.

Δεν υπάρχουν σχόλια: