Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Σάββατο 6 Απριλίου 2024

Vetëm një pjesë e njerëzve e përdorin hirin dhe fuqinë shpërblenjëse të të Kryqëzuarit.



Vetëm një pjesë e njerëzve e përdorin hirin dhe fuqinë shpërblenjëse të të Kryqëzuarit. Më të shumtët, ndër shekuj, qëndruan indiferent; të tjerë u bënë edhe përndjekës të Tij të frikshëm, mohues dhe armiq të Kryqit deri më sot. Po pasojat? Edhe Zoti tha: “Pa mua s’mund të bëni asgjë” (Joani 15:5). Dhe përvoja vërtetoi dhe vërteton se, pa Krishtin, asgjë të madhe nuk mund të arrijë njeriu. Një vështrim ndaj shoqërisë do të na bindë. Ku është paqja në botë? Përse bëhen luftëra dhe gjakderdhje? Ku është dashuria midis njerëzve? Ku është drejtësia? Përse ekziston padrejtësia dhe mashtrimi? Përse na vjedhin kudo? Ku është virtyti, modestia, qashtërsia? Përse njerëzimi përbuz etikën? Përse ndahen bashkëshortët? Përse kaq sëmundje? 
Për sa kohë bota përndjek Krishtin dhe qëndron indiferente ndaj predikimit të së vërtetës, dhe e mban zemrën e saj larg Kishës, nuk do të mund ta gjejë lumturinë e saj. Për sa kohë do ta hedhë tej ilaçin që i dha Krishti, do të vazhdojë të jetë e sëmurë dhe e mjerë. Do të digjet nga temperatura, por shërim nuk do të gjejë. “Unë jam udha dhe e vërteta dhe jeta” (Joani 14:6), tha vetë Krishti. Dhe kjo rrugë të drejton në rilindjen shpirtërore. (Imzot +Ignati)

Δεν υπάρχουν σχόλια: