Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Παρασκευή 12 Φεβρουαρίου 2021
“Njeriu çfarë do të mbjellë, atë dhe do të korrë” (Gal. 6:7)
“Njeriu çfarë do të mbjellë, atë dhe do të korrë” (Gal. 6:7)
Çfarë mbolli ai mbjellësi, për të cilin ne lexojmë në Ungjill? Ai mbolli një farë të mirë, të gjallë, të pavdekshme dhe fryti, që solli ajo në tokën, që e pranoi, ishte një fryt i begatshëm, që ekziston në jetë të jetëve.
Çdo njeri diçka mbjell: fjalët e tij, sjelljet e tij janë farëra, që bien çdo ditë dhe nuk humbasin pa gjurmë. Ato piqen për t’u korrur, kur gruri do të korret dhe do të vendoset në Hambarin Qiellor, kurse grëmi do të hidhet në zjarr. Por, njerëzit pak kujdesen për këtë: me grushte të tëra mbjellin të keqen dhe nuk mendojnë kurrë për të korrurat, ose përfytyrojnë se nga mbjellja e së keqes, megjithatë, në fund të fundit, do të rritet e mira. Syri i Perëndisë i shikon të gjitha këto dhe Fjala e Tij na paralajmëron: “Mos u mashtroni. Perëndia nuk përbuzet, sepse ç’të mbjellë njeriu, këtë edhe do të korrë. Sepse ai që mbjell në trupin e tij do të korrë prishje, por ai që mbjell në shpirt, prej shpirtit do të korrë jetë të përjetshme.” (Gal.6:8)
“Ata mbollën erën dhe do të korrin furtunën.” (Os:8;7)
Furtunën do të korrësh ti, vëllai im i gjorë, në qoftë se tani mbjell farën e mëkatit dhe të kalbësirës; dhe kush do ta mbrojë nga kjo furtunë kokën tënde të pambrojtur? Gruri do të mbrohet në hambar, po ti ku do të jesh?
Fara e mirë është Fjala e Zotit. Fillo ta pranosh atë në shpirtin tënd, që është rritur me barëra të këqij dhe me kalbësira. Ajo do t’i shkulë ato, ajo do ta pushtojë shpirtin, ajo do të fusë në të një jetë të re dhe do të prodhojë në të “në fillim kërcellin, pastaj kallirin dhe, më në fund, kallirin plot me kokrra.” (Mark.4:28).
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου