Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Σάββατο 6 Νοεμβρίου 2021

1 Pjetri 5:8-Përmbani veten, rrini zgjuar; sepse ndërgjyqësi juaj, djalli, si luan që ulërin, vjen përqark duke kërkuar cilin të gllabërojë.


1 Pjetri 5:8-Përmbani veten, rrini zgjuar; sepse ndërgjyqësi juaj, djalli, si luan që ulërin, vjen përqark duke kërkuar cilin të gllabërojë.

Nga:Kostandin Luçi 

Kur femijet e pafajshem shkojne shtepi me shtepi duke kerkuar embelsira dhe duke thene;Trick or Treat, ata po imitojne traditen e lashte satanike te Druideve,te cilet shkonin shtepi me shtepi,duke kerkuar nje virgjereshe per ta sakrifikuar. Nese ju I bindeshit, ata do linin jashte portes se shtepise nje fener me nje qiri te bere nga dhjami njerezor ne te kundert ata do te benin nje rreng te tmerrshem. Kjo eshte vepra satanike qe femijet e pafajshem po bejne sot, duke u genjyer nga e keqja.

Shkrimet dhe individet qe mbeshtesin dhe i japin ze festes pagane dhe djallezore te Halloween duhet te dijne se kohe me pare sidomos ne Mesjete,duhet te e dine se cfare ndodhte me ata qe praktikonin ritet e magjise ose dhe shtrigat qe ju keni permendur? I digjnin ne turrat e druve dhe sidomos shtrigat qe ju I permendni me kaq shume dashuri.

Prandaj propaganda qe behet me promovimin e nje feste te tille eshte nje veper e ulet dhe si e tille nuk duhet te kete nje ze ne media. Une nuk e kam festuar dhe as nuk do e fetsoj kurre Halloween sepse per mua mjafton te jetoj me dashurine ndaj Zotit Krisht,i cili me jep force te eci perpara dhe te jetoj jeten sipas mesimeve te tij.

Kjo feste nuk festohet nga femijet ne te gjithe boten,sepse ka dhe femije qe nuk festojne paganizmin dhe djallezine qe ju e quani normale. Kjo feste nuk te jep guxim dhe dashuri por kjo feste te largon nga Perendia dhe te afron me djallin. Kjo eshte ajo qe djalli kerkon dhe ai e arrin kur ende ka individe qe e promovojne kete feste. 

Dhe si perfundim duhet te dini se vetem dashuria ndaj Perendise e largon cdo lloj frike. Une te vetmem frike qe kam eshte frika se mos nuk I zbatoj ashtu sic duhet urdheresat e Perendise dhe per te tjerat qe ju I quani frikera kam vetem dy fjale. 

Tek Kolosianet 2:8,shkruhet: Shikoni se mos ju genjeje ndonje me ane te filozofise e te mashtrimit te kote, sipas traditave te njerezve, sipas elementeve te botes dhe jo sipas Krishtit.

Tek Hebrenjte 10:26,shkruhet: Sepse ne mekatofshim ne me dashje, pasi morem njohjen e se vertetes, nuk mbetet me theror per mekate.

Mjafton per nje njeri qe ti lexoje dhe kuptoje keto dy vargje per te kuptuar se cila eshte e verteta e vetme e cila gjendet vetem ne Bibel.

Δεν υπάρχουν σχόλια: