Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Σάββατο 26 Αυγούστου 2023
Mbi persekutimin: Grate e martirizuara per besimin e tyre te Krishti
Mbi persekutimin: Grate e martirizuara per besimin e tyre te Krishti
Ne Diten Nderkombetare per Barazine e Grave,deshiroj te veçoj disa nga grate qe jane martirizuar per besimin e tyre te Krishti.
Persekutimi I te Krishtereve, ne pjesen me te madhe prek dhe grate,te cilat jane viktimat e para te ketij persekutimi. Ka me mijera raste, te rrembimit,dhunes, si dhe konvertimit me detyrim nga Krishterimi ne Agarizem dhe kjo nuk eshte diçka e rralle,por diçka qe ndodh shpesh dhe çdo dite dhe me shume.
Ky eshte nje akt I shemtuar,anti-njerezor dhe nje brutalitet,I cili ndodh ne pjesen me te madhe te vendeve, ku persekutimi eshte me I larte. Pra, nga 50 vende,ku te Krishteret persekutohen,jane 35 vende (Agariste) ku persekutimi I grave arrin shifra alarmante.
Kjo ndodh per disa arsye,por me kryesore eshte fakti qe ato (femrat) konsiderohen si qytetare te dores se dyte,per shkak te gjinise dhe kjo ben qe te perjetojne nje persekutim te dyfishte.
Ky persekutim,shkon pertej dhunes fizike,duke shkuar deri tek mohimi I te drejtave bazike,si mungesa e vizitave mjekesore,edukimit etj.
Kujtoni rasttin e Asia Bibit, Leah Sharibu ose dhe Arzo Rajes dhe shume te tjerave. Madje ne ditet e sotme kemi dhe nje numer te konsiderushem te grave martire qe njihen pak ose aspak.
Por,le te shohim dhe te njohim disa prej tyre,qe jeta e tyre eshte nje moral I Krishtere.
1-Maria Sameh Xhorxh ,martirizohet ne daten 28 Mars te vitit 2014,ne kryeqytetin e Egjiptit ne Kajro,nga nje grup radikalesh Agariste,te cilet e vrane,pasi pane qe kishte varur nje Kryq ne qafe.
2-Sufia,nje grua e Krishtere nga Somalia,pasi vritet ne Prill te 2014 nga terrorristet,trupi I saj nxirret dhe terhiqet zvarre neper rruge.
3-Shama Masih,u dogj e gjalle bashke me bashkeshortin e saj,ne Nentor 2014,kur nje turme radikal Agaristesh,erdhen ne shtepine e saj dhe e dogjen te gjalle bashke me bashkeshortin e saj,Shehzad Masih.Shama ishte shtatezane me femijen e saj te 4. Ata u vrane,vetem pse ishin te Krishtere.
4-Kaila Muler (6 Shkurt 2015) ishte nje vajze e thjeshte dhe me besim te Zoti,kjo beri qe ajo te shkonte ne Siri dhe ti sherbente njerezve ne nevoje,por atje ajo do kapej dhe do mbahej peng duke u perdorur dhe si nje skllave seksi nga lideri terrorrist Abu Baker Al Bagdadi,deri ne kohen kur ajo do vritej. Ne nje leter qe ajo shkruan nder te tjera ajo thote: Mbaj mend qe ne fund e vetmja gje qe ne kemi eshte Perendia yne. Kaila u vra sepse nuk hoqi dore nga besimi i Krishtere deri ne fundin e jetese se saj tokesore.
5- Arzo Raja eshte nje vajze e Krishtere 13 vjecare,e cila u rrembye me dhune nga nje 44 vjecar pakistanez,qe pasi e konverton me dhune ne fene islame,e detyron te martohet me te.Nje gjykate ne Pakistan,ne kundershtim me cdo ligj njerezor,por duke u bazuar vetem te sheriati ka lejuar martesen e vajzes 13 vjecare,Arzo Raja me nje 44 vjecar,te njohur si Ali Azhar. Edhe pse prinderit e Arzo Rajes,i kerkuan policise qe te shikonin vajzen e tyre,kerkesa e tyre u refuzua nga policia. Gjithashtu,gjykata e larte e Pakistan,i ndryshoi emrin vajzes nga Arzo Raja,ne Arzo Fatima,duke deklaruar se Islami eshte fe universale. Arzo Raja,tashme dyshohet se eshte shtatezane dhe mbahet e mbyllur ne dhome. Edhe kur u paraqit ne gjykate,gjykatesit nuk e lejuan qe te takonte prinderit e saj.
Persekutimi i grave ndodh ne ato vende ku nuk ka zene vend ende fjala e Bibles.Pergjate shekujve,ideja qe grate ne Krishterim kane qene te shtypura eshte vetem nje mit dhe asgje me teper.
Duke filluar qe nga shekulli 3 deri ne ate te 18 grate kane pasur nje rol primar ne drejtimin e jetes se nje mbreterie,apo perandorie.
Grate I kane dhene botes,dije dhe shkence sepse qyteterimi I Krishtere eshte bazuar ne respektin dhe dashurine ndaj gruas,dhe kjo e bazuar ne parimet Biblike,ku po permend dy prej pasazheve ne Bibel qe tregojne rolin e madh te gruas: Burri duhet t’a doje gruan e tij ashtu si Jisui deshi kishen (Efesianeve 5:28) si dhe per kete pune njeriu do te lere te atin e te emen, edhe do te ngjitet pas gruas se tij, edhe te dy do te jene nje mish. (Mateu 19:5).
Keto parime jane disa nga shume parimet Biblike qe respektojne femren dhe rolin e saj.
Foto:This is Christian Assyria
K.L
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου