Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Πέμπτη 31 Αυγούστου 2023

Shën Simeon Stiliti (1 Shtator)



Shën Simeon Stiliti (1 Shtator)

1 Shtatori është dita e Shën Simeon Stilit, një nga shenjtorët më të famshëm asketikë dhe një bashkëkohës dhe pjesëmarrës në Këshillin e Kalcedonisë  në  vitin 451. Tradita na thotë se shenjtori, mbante  korrespodencë dhe  me Shën  Gjenevieven e Parisit-mbrojtësja e Parisit. Ai jetoi 37 vite me rradhë në majë të një kollone ( 15 metra,të lartë) në afërsi të Alepos (Siria e sotme),në mënyrë që të ishte sa më larg nga bota dhe sa më afër me Perëndinë.  

Edhe kur shenjtori ishte sëmurë, perandori Teodos 2, i dërgoi 3 peshkopë në mënyrë që ta bindnin atë që të zbriste dhe të vizitohej nga mjekët, por ai refuzoi dhe si për mrekulli, plaga e tij u shërua.

Eduart Gibons,tek libri I tij,”Rënia e Perandorisë Romake”,volumi 4-shkruan:

Në këtë stacion të fundit dhe të lartë, siriani  i rezistoi  nxehtësisë së tridhjetë verave, dhe të ftohtit të shumë dimrave. Zakonet dhe ushtrimet e udhëzuan atë që të ruajë gjendjen  e tij të rrezikshme pa frikë dhe  mendjemadhësi, në mënyrë që  të marrë pozitat e ndryshme të devotshmërisë. Ndonjëherë ai lutej me një qëndrim të drejtë, me krahët e tij të shtrirë në formën e një kryqi. Ai ndërroi jetë pa zbritur nga kolona ku kishte hypur në vitin 459.

Fjala, Stilit (stylos) vjen nga gjuha greke dhe do të thotë, shtyllë (kollonë).

K.L

Δεν υπάρχουν σχόλια: