Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Σάββατο 6 Νοεμβρίου 2021
Nese do heshtim perballe persekutimit,te Krishteret e Lindjes se Mesme rrezikojne te zhduken nga harta (me perjashtim te Izraelit).
Nese do heshtim perballe persekutimit,te Krishteret e Lindjes se Mesme rrezikojne te zhduken nga harta (me perjashtim te Izraelit).
Nga:Kostandin Luçi
Nese pyet nje te Krishtere nga Lindja e Mesme, se sa vjet kane qe jane te Krishtere ata do te pergjigjen: Ne diten e Pentikostise (per me teper lexoni Veprat e Apostujve 2:8:12). Te Krishteret e Lindjes se Mesme ndihen krenare per pranine e tyre ne keto treva,shekuj perpara se Lindja e Mesme te merrte nje kthese te gabuar ne histori. Te Krishteret Egjiptiane jane pasardhes te Egjiptianeve te lashte. Te Krishteret e Libanit jane pasardhesit e Fenikasve. Te Krishteret e Irakut,jane Asirianet e vjeter etj.
Ata mund te shohin me krenari te kaluaren e tyre,por ne te tashmen ata jane kthyer ne nje minoritet te rrezikuar dhe ne rrezik zhdukjeje. Cfare eshte duke ndodhur?Te Krishteret dikur perbenin 12 % te popullsise te rajonit te Lindjes se Mesme,ndersa sot jane vetem 3.7 %.
Ndersa ne vitet qe do pasojne duke pasur parasysh dhe gjendjen e veshtire qe ata po perjetojne atje ky numer do vije gjithmone dhe ne renie.Popullsia e Krishtere eshte zvogeluar ne menyre drastike ne Iran,Irak,Jordani,Liban,Palestin,Irak,Siri,Turqi etj. Ndersa ne vitin 2050 kjo popullsi pritet te bjere ne menyre drastike ku numri I te Krishtereve mund te arrije nen 3.7% sa eshte aktualisht. Ne Egjipt ne vitin 1910,popullsia e Krishtere perbente 20 % te popullsise,ndersa sot ka rene ne 10 %.
Ne Liban popullsia e Krishtere ne vitin 1934,ka qene 50 % e popullsise totale ndersa sot ky numer ka zbritur ne 40 %. Ndersa ne rripin e Gzes, popullsia e Krishtere ka rene nga 3,000 ne vitin 2007,ne 1,300 te tille ne vitin 2021. Pra,duket qarte qe ky numer ka renie te dukshme. Pse detyrohen te Krishteret te zvogelohen ne numer, ne ato vende ku ata kane qene shumice dikur. Pergjigjia eshte e thjeshte?
Persekutimi dhe dhuna ndaj tyre ka shkaktuar kete krize ndaj te Krishtereve dhe jo vetem. Nese popullsia e Krishtere ne Turqi psh ne fillim ye shekullit te kaluar ka qene 20 % sot ka rene nen 0.3 % dhe kjo per shkak te politikave anti te Krishtera ne vend.
Arsyet kryesore pse te Krishteret jane te detyruar te lene vendin e tyre jane 3; 1-Emigrimi per shkak te luftes, 2-konfliktet dhe 3-persekutimi ndaj tyre. Kam kohe qe them me te madhe,qe Krishterimi,po zhduket nga Lindja e Mesme,vend ku rrenjet e tij,jane me te thellat se ne cdo vend tjeter ne bote.
Siria,ne vitin 2011 ka pasur 1.7 milione te Krishtere dhe sot ka me pak se 450 mije te tille,Iraku ka pasur 1.5 milione ne vitin 2003 dhe sot ka 120 mije?
Ku vajten,kush I largoi ata nga vendi I tyre? Pra,largimi I te Krishtereve nuk eshte eksod? Madje edhe Franklin Graham,djali I predikuesit te famshem Ungjillor,Billy Graham,e ka pare kete eksod te Krishtereve nga afer dhe ka deklaruar se: Une I kam pyetur keta te Krishtere,nese duan te kthehen me ne shtepite e tyre,ne fshatrat e tyre ne Irak,ne pllajen e Nineveh,por ata rrine dhe nuk pergjigjen. Ata kane frike se nuk kane te ardhme aty.
Ndersa nje I Krishtere nga Iraku u shpreh,duke thene: Ata,na kane vrare dhe me pare,dhe ata do na vrasin perseri.Ne do shkojme vetem nese jemi te mbrojtur
Foto:Reuters/Azad Lashkari
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου