Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Σάββατο 6 Νοεμβρίου 2021

Persekutimi i te Krishtereve eshte i mohuar. Braktisja e tyre,do coje ne rritjen e persekutimit ndaj tyre.


Persekutimi i te Krishtereve eshte i mohuar. Braktisja e tyre,do coje ne rritjen e persekutimit ndaj tyre. 

Nga;Kostandin Luçi 

Nuk mund ta kuptoj arsyen, pse anjehere nuk raportohen lajmet per persekutimin dhe vrasjet qe behen ndaj popullsive te Krishtera ne vende te ndryshme te botes. Dikur Jeffrey Goldberg tha qe persekutimi i te Krishtereve ne Lindjen e Mesme eshte nje nga historite me te fshehta ne lajmet nderkombetare. Pse komunitetet e Krishtera neper bote nuk jane te shqetesuar per persekutimin e te Krishtereve. 

Pergjigjia eshte e thjeshte: Ata jane perqendruar diku tjeter duke harruar ate qe po ndodh me miliona te Krishtere neper bote. Mendoj se eshte koha e duhur qe te Krishteret te riinvestojen disa nga energjite e tyre,ne adresimin e nje ngjarjeje reale,ate te persekutimit te Krishtereve.Ne duhet te angazhohemi,te lutemi per ata miliona te Krishtere ne mbare boten. Perballe kesaj shtypjeje,heshtja nuk eshte nje opsion. Megjithate shume heshtin,sa here qe eshte nje ceshtje qe ka te beje per te mbrojtur te drejtat e Krishtereve,ne ato vende ku ata persekutohen. 

Statistikat dhe faktet jane reale dhe ato na tregojne qe 80 % e diskriminimit fetar eshte drejtuar kunder te Krishtereve,duke e bere grupimin me te persekutuar ne bote. Me i tmerrshem se ky persekutim eshte dhe mosinteresimi i shume shteteve te fuqishme dhe individeve ndaj kesaj situate. Shume vende,e quajten masakren e ISIS ndaj te Krishtereve si nje genocid,por cfare bene? Cili shtet e ka ngritur kauzen e persekutimit te Krishtereve ne Keshillin e Sigurimit ne OKB? Braktisja e tyre,do coje ne rritjen e persekutimit ndaj tyre. 

Ky eshte nje deshtim,pasi te mos mbrosh te drejtat e te Krishtereve aty ku ata persekutohen,do coje ne shkaterrimin e qyteterimit tone,lirise qe ne kemi. Qe ne ditete e tyre te para, te Krishteret jane perndjekur dhe persekutuar,ashtu si dhe sot,por pavareisht gjithckaje. Aktualisht shembuj te persekutimit ka kudo.  Te Krishteret ne mbare boten, thjesht  kerkojne dicka:Te jetojne te lire dhe te shfaqin lirshem besimin e tyre. A mundet nje i Krishtere sot, te predikoje Ungjillin ne Pakistan, Arabine Saudite,Iran etj? Pergjigjia eshte jo. A mundet nje i Krishtere te shkoje ne kishe ne Arabine Saudite apo Iran? 

Pergjigjia eshte jo. Atehere kur vende si Arabia Saudite,Irani,Pakistani,Palestina etj ti garantojne te Krishtereve te drejta te barabarta me banoret e tjere atehere mund te flasim per shume gjera,por kjo me shume gjasa nuk ka per te ndodhur kurre,pasi jo vetem une por shume jane te mendimit,qe te Krishtereve ne keto vende ju mohoen te gjitha te drejtat dhe jo vetem. 

Shen Sofia u konvertua ne nje xhami dhe perseri ata qe duan te jene politikisht korrekt edhe pse jane te Krishtere heshten,sepse nuk duan te prishin kete Belle Epoque,por tek Perendia nuk jane korrekt.

Δεν υπάρχουν σχόλια: