Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Πέμπτη 6 Οκτωβρίου 2022
Nuk ka parajse per ata qe kane frike (Lepanto 451)Nga:Kostandin Luçi
Qyteti Nafpaktos I njohur ne histori dhe si Lepanto nga Republika e Venedikut ,ndodhet ne Greqine perendimore.Sot eshte nje vend I qete me natyren dhe njerezit e tij te mrekullueshem. Por ajo qe I jep ketij vendi emrin ne Histori, eshte beteja e Lepantos e cila ndodhi ne gjirin e Patras, ku dhe vete qyteti eshte pjese e ketij gjiri.
Beteja e Lepantos ne 7 Tetor te vitit 1571 eshte nje beteje me rendesi per historine Europiane. E krahasuar me betejen e Salamines ( Shtator 480) per taktiken e ndjekur dhe per rendesine e saj ne mbrojtje te Europes kundrejt nje agresioni nga jashte saj.
Me shume se nje fitore ushtarake, Lepanto ishte nje fitore morale,per faktin qe,Krishterimi ne Europe eshte mburoja qe e ka mbrojtur civilizimin dhe kulturen dhe vazhdon ta beje akoma edhe sot.
Liga e Shenjte ja dedikon kete fitore, Virgjereshes Mari. Beteja e Lepantos,ishte nje humbje e madhe per perandorine Osmane,me 40,000 te vrare dhe me mijra te plagosur ose te kapur peng,si dhe lirimin e 12,000 te Krishtereve,qe mbaheshin peng nga osmanet. Ndersa nga ana e ushtrive te Krishtera,numri arrinte deri ne 10,000 te vrare dhe shume te plagosur,perfshire dhe shkrimtarin Migel Servantes (plagosur).
Joani I Austrise,Alvaro de Bazan,Sebastiano Venier dhe shume te tjere ishin arkitektet e fitores ne betejen e Lepantos. Vete,Joani I Austrise,meritat e luftes nuk I mori per vete por ja dedikoi Shen Marise. Ai nuk mori asnje merite per vete,megjithese ishte plagosur ne lufte,ne luftimet trup me trup.
Ai u dha merita te gjitheve.
Endrra e Joanit te Austrise,ishte te shikonte nje Europe te Unifikuar nen Krishterimin,gje e e arriti ne betejen e Lepantos. Ne duhet te jemi krenare,qe jemi trashegimtaret e atyre qe shpeuan Europen ne Lepanto si sot 451 vite me pare. 451 vite me pare, Joani I Austrise,i drejtohet ekuipazhit te tij me fjalet:
Ne jemi ketu,per fitore ose vdekje.Ne vdekje ose ne fitore ju do fitoni pavdekesine. 451 vite me pare,u ndigjuan dhe fjalet:
Nuk ka parajse per ata qe kane frike.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου