Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Κυριακή 1 Οκτωβρίου 2023
ΚΑΛΌ ΜΉΝΑ Mbi persekutimin: Klerikët Orthodoksë të Patriarkanës së Moskës dëbohen me dhunë nga kishat dhe manastiret në Ukrainë
Mbi persekutimin: Klerikët Orthodoksë të Patriarkanës së Moskës dëbohen me dhunë nga kishat dhe manastiret në Ukrainë
Në muajin Mars, Ministri Kulturës së Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, urdhëroi që të gjithë murgjit që ndoheshin në manastirin e Lavrës, duhet të largoheshin prej saj, ose të shfaqnin besnikëri ndaj Kishës Ukrainase, në kundërshtim me çdo kanon Kishtar. Edhe pse në pamje të parë, media manipulon shumë fakte dhe ngjarje, real është fakti që ka një persekutim që mbahet i fshehtë dhe ai është persekutimi ndaj klerit Orthodoks me kombësi ose origjinë Ruse.
Më shumë se 36 priftërinj Rusë janë arrestuar që nga viti 2022, të akuzuar por pa pasur asnjë bazë konkrete, edhe pse në shumë raste ka pasur bastisje të kishave nën juridiksionin e Moskës, por që skanë gjetur asgjë. Pra kur Ministria e Kulturës së Ukrainës, jep urdhër për të bastisur kishat Orthodokse, që i qëndruan besnike Patriarkanës së Moskës, pjesë e së cilës kanë qënë për 1000 vite me rradhë, quhet “tradhëti”? Jo, sepse kjo është ajo që unë kërkoj të them, është persekutim.
Edhe bastisjet nga qeveria Ukrainase në manastiret dhe kishat Ruse, dolën që ishin një gënjeshtër e madhe, sepse e vetmja gjë që gjetën, ishin vetëm libra dhe dorëshkrime të vjetra kishtare dhe asgjë më tepër.
Foto: Metropoliti Klement është zëdhënës i Kishës Ortodokse të Ukrainës-Patriarkanës së Moskës, e cila është qeverisur nga kisha ortodokse ruse që nga vitet 1600. Ai thotë se miliona besimtarë të kishës së tij përballen me persekutim fetar. Brian Mann/NPR
K.L
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου