Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Τετάρτη 10 Ιουνίου 2020
Shën Kolumba dhe Lok Nes.
Shën Kolumba dhe Lok Nes.
Shën Kolumba, lindi në 7 Dhjetor të vitit 521 dhe
fjeti në datën 9 Qershor të vitit 597. Shën Kolumba njihet si personi që
Ungjillizoi Skocinë dhe përhapi Krishtërimin atje.
Tek libri ,Vita Columbae,I shkruar nga Shën Adomani I
Ionës,midis viteve 697-700,na jepen disa të dhëna për disa nga mrekullitë e
Shën Kolumbas,ku thuhet: Shën Kolumba,bëri shumë mrekulli,duke shëruar njerëz
me sëmundje të rënda,duke zbutur kafshët e egra,ndaluar stuhitë
etj.Gjithashtu,tek ky libër,na jepet dhe referenca e parë për monstrën e Lok
Nesit,gjithmonë sipas Shën Adomanit,na thuhet se: Shën Kolumba ishte duke ecur
midis një grupi Piktësh (banorë në Lindje dhe Veri të Skocisë),të cilët ishin
duke varrosur një njeri,I cili ishte vrarë nga një monstër.Shën Kolumba,një
herë do të shpëtojë,një peshkatar,nga monstra,duke thënë dhe duke bërë shenjën
e Kryqit: Nuk do shkosh më tutje,dhe jot ë prekësh peshkatarin,dhe largohu nga
erdhe me tërë shpejtësinë tënde. Sipas,Shën Adomanit,monstra ishte duke
lundruar,në lumin Nes,që buron nga Lok (që në gjuhën vendase,I thonë liqenit).
Adomnan of Iona (1995). Life of St Columba. Penguin
Books. ISBN 978-0-14-190741-3,chapter 23.
Kostandin Luci
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου