Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Τετάρτη 10 Ιουνίου 2020

Shën Medardi ..........






Shën Medardi u lind në vitin 456,në Salensy,të Oise në Francën e Veriut. Babai I tij, ishte një fisnik me origjinë Franke,ndërsa nëna e tij,e quajtur Protagia ishte me origjinë Galo-Romane. Shën Medardi,e shoqëronte shpesh babain e tij,në kontenë e Vermandit në Francë dhe Tournain në Belgjikë,ku vetë shenjtori,frekuentoi shkolla,por gjithmonë duke qënë I kujdesshëm nga tundimet e botës. Mirësia dhe dija e shenjtorit bëri,që peshkopi I Vermandit,I quajtur Alomer,ta merrte Shën Medardin,pranë mitropolisë së tij. Por,në vitin 530,kur peshkopi Alomer,ndërron jetë,Shën Medardi,bëhet peshkop në moshën 33 vjeçare,duke ju dedikuar jetën e tij plotësisht rolit të tij si peshkop,duke i shërbyer më së miri Perëndisë. Shën Medardi,do flinte në vitin 545 në Nojon të Francës.

Në një nga historitë e Shën Medardit kemi dhe një pjesë nga fëmijëria e shenjtorit.Ku na tregohet se gjatë fëmijërise së tij,shenjtori ishte duke ecuar në fushë,kur papritur filloi shiu,por një shqiponjë,u shfaq nga asgjëja dhe qëndroi sipër shnejtorit duke bërë që ai të mos lagej nga shiu.

Një shprehje franceze thotë: Quand il pleut à la Saint-Médard, il pleut quarante jours plus tard(Nëse bie shi në ditën e Shën Medardit,do të bjerë shi dhe për 40 ditë të tjera)

The WordsWorth Dictionary of Phrase and Fable. WordsWorth Reference. p. 726
.

Από; Kostandin Luci

Δεν υπάρχουν σχόλια: