Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Κυριακή 15 Νοεμβρίου 2015

Më 15 Nëntor për të krishterët orthodhoksë fillon kreshma e Krishtlindjeve.


Më 15 Nëntor për të krishterët orthodhoksë fillon kreshma e Krishtlindjeve. Bëhet fjalë për një periudhë parapërgatitëse nën një atmosferë të gëzueshme dhe të theksuar shpirtërore për kremtimin e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet.
Tradita kishtare parashikon për këtë periudhë kryerjen e Liturgjisë Hyjnore çdo ditë. Meshimi i përditshëm për 40 ditë me rradhë është bekim dhe mundësi e madhe për përjetimin e jetës adhuruese. Kontakti i vazhdueshëm me Kungatën Hyjnore, sjell si rrjedhojë të natyrshme edhe unitetin e besimtarëve të krishterë me njëri - tjetrin. Gjatë gjithë dyzetmeshimit kujtohen në lutje të gjallët dhe të fjeturit, gjë që është shumë e dobishme për personat e kujtuar.
Për këtë, në Manastirin tonë, në kishën e Skitit të Miroprurëseve të Shenjta, do të kryhet çdo ditë nga Hirësia e tij, Episkopi i Apollonisë Nikolla, Liturgji Hyjnore, e cila do të fillojë në orën 7. 00, përveç të Dielave ku do të meshohet në kishën e Shën Vlashit.

Ju mirëpresim duke ju uruar kreshmë të mbarë e të bekuar!

Δεν υπάρχουν σχόλια: