Festimi panagjirik në nderim të shën Kozmait në manastirin e këtij shenjti, fshatin Kolkondas (Fier), 24.8.2018.
Morën pjesë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij Imzot Anastasi, Mitropoliti i Beratit Hirësia e tij Ignati, Mitropoliti i Fierit Hirësia e tij Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit Hirësia e tij Andoni, Mitropoliti i Amantias Hirësia e tij Nathanaili, priftërinj e dhjakonë nga mitropoli të ndryshme të vendit dhe nga jashtë vendit si edhe besimtarë të shumtë.
Pas Mëngjesores dhe Liturgjisë hyjnore u krye litania (procesioni) i ikonës dhe lipsanit të shën Kozmait.
Në fund kokteil për pjesëmarrësit.
Fotografitë marrë nga Mitropolia e Shenjtë e Beratit dhe Dhjakonesha Aleksandra.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου