Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Κυριακή 10 Απριλίου 2022
Martirizimi i Shen Grigorit 5.Patriarkut te Kostandinopojes.
Martirizimi i Shen Grigorit 5.Patriarkut te Kostandinopojes.
Nga:Kostandin Luçi
Patriarku Grigori 5 ishte patriarku i Kostandinopojes,ne vitet 1797 – 1798,1806 – 1808 dhe 1818 – 1821. Gjate dites se Pashkeve ne 23 Prill 1821 ai merret me dhune nga katedralja e Shen Gjergjit ne Kostandinopoje,gjate meshes se shenjte dhe u var ne Porten e Shen Petros,duke u lene atje i varur per 3 dite.
Sot porta e Shen Petros nuk eshte hapur me qe nga 23 Prilli i vitit 1821.
Vrasja e tij shkaktoi zemerim dhe indinjate kudo ne boten e Krishtere dhe coi ne shperthimin e disa protestave kudo neper Europe dhe Rusi. Pas hedhjes se trupit ne det,disa marinare e gjeten trupin e tij dhe derguan ne Odesa ku me pas u soll ne Athine. Dionisio Solomos,autori i himnit Grek,te njohur dhe si Himni i Lirise ne disa pjese te tij,permend dhe varjen e patriarkut Grigori 5 ne shenje respekti per kete Etnomartir te madh te Greqise dhe tere Krishterimit ne bote. Pjesa e himnit dedikuar Gregorit 5 eshte :
Dal nga eshtrat stergjyshore
bekuar me shenjteri,
si dikur dhe me burrnore
miresevjen, ti moj Liri!
Ne shtypin e kohes u shkruajt shume per patriarkun Grigorin e 5 dhe kam shkeputur disa pjese nga keto shkrime neper gazeta dhe letra te kohes:
Ne Gazeten e Konektikatit (Connecticut Gazette) ne nje shkrim e mban daten 7 Nentor 1821,midis te tjerash shkruan: Kostandinopoja eshte kthyer ne nje skene masakre. Patriarku eshte mbytur dhe bashke me te jane masakruar dhe 4 Kryepeshkope te tjere.-(MATTHEW NAMEE, 25 Mars 2010,orthodoxhistory.org).
Ndersa po sipas autorit ne fjale, Religious Intelligencer,ne nje raport te sajin qe mban daten 8 Gusht te vitit 1821,publikon nje raport te plote,ku nder te tjera shkruan:
Letrat nga Konstandinopoja e 25 Prillit, japin nje pamje te mjerueshme te gjendjes se gjerave atje. Te Dielen e Pashkeve, 23 Prill, kur Grigori, patriarku i Konstandinopojes, 74 vjeç, ishte vetem duke shkuar per te meshuar ne Kishen e Katedrales,ai u kap me urdher te Sulltanit dhe u var ne deren e Kishes.
Nje menyre vdekjeje e cila ne syte e te gjithe grekeve eshte me famekeqja,duke cuar dhe ne nxitjen e urrejtjes. Te gjithe Kryepeshkopet dhe Peshkopet qe ishin ne Kishe per shkak te kremtimit te Pashkeve, ose u ekzekutuan ose u hodhen ne burg. Disa arriten te largoheshin dhe u strehoeshin ne shtepite aty prane, por shume prej tyre u vrane nga populli i terbuar.
Nje tjeter leter na jepet dhe nga Christian Register, e botuar ne daten 5 Tetor te vitit 1821 (Letra nga Parisi), e cila flet per Patriarkun Gregori 5,ku shkruan:
Ai ishte i thjeshte, i dashur, i virtytshem dhe me nje jete shembullore. Atij i atribuohet merita e krijimit te nje shtypi patriarkal.
Ai ka lene nje koleksion te shumte letrash dhe predikimesh baritore, te cilat tregojne per devotshmerine e tij dhe talentet e shquara. Ai perktheu dhe shtypi ne Greqishten e re,Letrat e Apostujve. Ai ishte si nje baba, mes besimtareve te tij dhe menyra se si vdiq shton me shume hidherimin dhe nderimin e tyre per kujtimin e tij.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου