Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Τετάρτη 16 Σεπτεμβρίου 2020

Faqja e gjetur e Bibles pas sulmeve te 11 Shtatorit 2001.







Nga:Kostandin Luci

Faqja e gjetur e Bibles pas sulmeve te 11 Shtatorit 2001.

Kjo eshte nje Bibel,e cila u gjet pas sulmeve te 11 Shtatorit 2001.Pjesa me e madhe e Bibles eshte djegur dhe vetem nje pjese ka mbijetuar duke u bashkuar me nje pjese druri qe sot ndodhet ne Muzeun kushtuar viktimave te 11 Shtatorit ne qytetin e Nju Jorkut. Ne kete pjese te mbijetuar eshte Ungjilli sipa Mateut 5:34-42.

34 Por unë po ju them juve, të mos bëni be fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë;

35 as për dhenë, sepse është nënkëmbëse e këmbëve të tij; as për Jerusalemin, sepse është qytet i mbretit të madh.

36 As për kryet tënd të mos bësh be, sepse nuk mund të bësh një qime të bardhë a të zezë.

37 Por le të jetë fjala juaj: Po, po; Jo, jo; sepse e tepërta e këtyre është nga i ligu.

38 Keni dëgjuar se është thënë: “Sy në vend të syrit, edhe dhëmb në vend të dhëmbit”.

39 Por unë po ju them juve, të mos i qëndroni kundër të ligut; por atij që të të bjerë ty një shuplakë në faqen tënde të djathtë, ktheja atij edhe tjetrën.

40 Edhe atij që don të hedhi ty në gjyq, e të marrë këmishën tënde, lëri atij edhe rrobën.

41 Edhe ai që të merr ty angari një milje, ec bashkë me atë dy.

42 Jepi atij që lyp prej teje; edhe mos e kthe fytyrën mënjanë prej atij që do hua prej teje.

Nga:Kostandin Luci

Δεν υπάρχουν σχόλια: