Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Τετάρτη 16 Σεπτεμβρίου 2020
Miti i "Epokes se Arte" ne Spanje dhe 48 martiret e Krishtere te Kordobas.
Nga:Kostandin
Luci
Miti i
"Epokes se Arte" ne Spanje dhe 48 martiret e Krishtere te Kordobas.
Rekonkuista
filloi ne vititn 718 me betejen e Kandavonjes dhe perfundoi ne vitin 1492 me
renien e mbreterise se Granades. Pra,per nje periudhe prej 7 shekujsh te
panderprere,gadishulli Iberik (Spanja dhe Portugalia) u be nje fushe beteje per
clirimin e Spanjes,nga pushtuesit.
Pra,edhe ajo
qe njihet si: “Epoka e Arte” e sundimit te kalifatit te Umajadeve ose dhe te
kalifateve te tjere ne Spanje, ne fakt nuk ishte aspak e tille,por eshte
thjesht nje mit.Nje mit tjeter,ashtu si e permeda dhe me larte eshte dhe ajo qe
paraqitet,nga shkrimtaret e “Epokes se Arte” per te paraqitur Spanjen
(Al-Andalusin) si nje parajse te tolerances dhe bashkejeteses.Me lejoni tju
kujtoj disa ngjarje te “bashketolerances”: Ne vitin 1066,nje grup I madh
myslimanesh, vrane 4000 hebrenj ne qytetin e Granades (e para masaker e
organizuar ne historine e Europes),ndersa ne shekullin e 12 ,dinastia e
Almohadeve, duke qene “tolerante”detyroi te gjithe te Krishteret dhe Hebrenjte
te konvertoheshin ne fene Islame ose te largoheshin nga vendi I tyre,ku nje nga
figura me te njohura qe zgjodhi largiin ne vend te konvertimit ne Islam ishte
dhe filozofi Hebre,Moses Maimonides. Nje fakt tjeter eshte se dhe veprat e disa
teologeve dhe filozofeve myslimane si,Al-Ghazali ,Ibn Rushd u dogjen ne oborrin
e xhamise se madhe ne qytetin e Kordobas. Episode te tjera kemi dhe martiret e
Kordobas (48 te tille) qe u vrane ne periudhen e viteve 851-859,sepse nuk
pranuan te konvertoheshin ne fene Islame ose dhe shkaterrimi I katedrales se
Shen Jakobit ne vitin 999. Kjo per te treguar se Spanja nen pushtimin e
kalifateve nuk ishte nje vend I qete dhe nuk perjetoi nje “Epoke te Arte”.
Le t’ju
kujtome dhe 48 martiret e Kordobas ne Spanje?
Martiret e
Kordobas,ishin 48 besimtare te Krishtere te cilet u ekzekutuan ne periudhen
midis viteve 851-859,ne qytetin me te njejtin emer ne jug Spanjes,nga emiret e
Kordobas,duke filluar me Abd ar-Rahman 2 (822–852) deri tek Muhamedi 1
(852-886). Hagjiografia e pershkruan me detaj ekzekutimin e 48 martireve,te
cilet u martirizuan per shkakun e vetem, se ishin te Krishtere dhe predikonin
fjalet e Ungjillit duke mos hequr dore nga Krishterimi edhe nen presionin e
torturave dhe vdekjes. Keto te dhena jane bazuar dhe ne shkrimet e Shen
Eulogiusit te Kordobas I cili jetoi ne periudhen ne fjale,pra midis
viteve(819-857),duke qene dhe vete nje nga 48 martiret.
Nese do bejme
nje kerkim tek: Libraria Online e kerkimeve Iberike:sipas historianes,Keneth
Bakster Uolf: Martiret e Krishtere ne Spanjen e pushtuar:na jepen emrat e disa
prej ketyre martireve,te cilet jane:
1.Perfektus-Prift,
I cili ekzekutohet ne 18 Prill te vitit 850,sepse denoncoi padrejtesite ndaj te
Krishtereve.
2.Isaku-Murg,ekzekutohet
ne 3 Qershor te vitit 851 sepse deshmoi besimin e tij te palekundur te
Krishti,perpara emirit te Kordobas.
3.Petro(prift),Valabonsus(dhjak),Sabinian(murg),Vistremundus(murg)
,Habentius (murg) dhe Xheremia (moshe e thyer)- ekzekutohen ne 7 Qershor te
vitit 851,pasi denoncuan padrejtesite qe beheshin ndaj te Krishtereve dhe nuk
pranuan konvertimin.
4.Shen
Eulogius I Kordobas-Prift,I cili ekzekutohet ne daten 11 Mars te vitit
859,sepse kishte shpetuar dhe strehuar nje vajze te njohur si Leokricia,e cila
ishte konvertuar ne te Krishtere.
5.Leokricia-nje
vajze e re e cila ekzekutohet ne daten 15 Mars te vitit 859,sepse ishte
konvertuar ne te Krishtere.
6.Kolumba-murgeshe,e
cila ekzekutohet ne daten 17 Shtator te vitit 853,sepse se bashku me disa
murgesha te tjera luftuan ne cdo lloj forme qe emiri I Kordobas,te mos I
largonte dhe ti mbyllte manastirin.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου