Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Παρασκευή 13 Αυγούστου 2021

(Paraklisi i Madh drejtuar të Tërëshenjtës, Kënga IV)




 E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona


Ku do të gjej gjetkë përkrahje Hyjlindëse, ku të futem, ku të shkoj dhe të shpëtoj, cili më jep ndihmë siç jep Ti, kur më rreh furtuna dhe jam i mbytur prej valëve? Më Ty vetëm kam shpresë dhe kurajë dhe mburrje dhe përikij tek Ti, o Hyjlindëse. 


E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Lumin e madh të ëmbël dhe të artë të hirit tënd, që me vesë e flladiti shpirtin tim plot me mundim në një Ferr të zi helmesh dhe mjerimesh, të djegur si në një furrë me zjarr, o Nënë Virgjëreshë, Ty të madhërojmë dhe përikij tek ty, o Hyjlindëse. 


Lavdi Atit e Birit edhe Shpirit të Shenjtë

O shën Mari, o Virgjëreshë Hyjlindëse, të të lutem mbrojtja e të gjithëve, tek ty përiki strehë plot siguri, armë e shpëtimit, kujtomë mua të varfërin, o shpresë e dëshpërimit, o shërim për sëmundjet, o gëzim dhe përkrahje e të mjerëve.


Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Si t’i tregoj, o Virgjëreshë Hyjlindëse sipas vlerës, përdëllimet pakufi që e pushtojnë shpirtin tim të zi, keq të përvëluar dhe e flladitin si me vesim, o Zonjë e zemërdhembshur, mirëbërëse Nënë, më gëzo me dhuratat e pasura.


Shpëtona Ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshe, se të gjithë pas Perëndisë Ty të përgjunjemi, se Ti je fortesë që nuk tundesh.

Shikomë Ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u shkatërrua si mos më keq, dhe Ti më shëro çdo plagë të shpirtit. 


(Paraklisi i Madh drejtuar të Tërëshenjtës, Kënga IV)

Δεν υπάρχουν σχόλια: