Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Σάββατο 25 Δεκεμβρίου 2021

25 Dhjetor 496-Pagezimi i mbretit Klovis 1Nga:Kostandin Luçi.


25 Dhjetor 496-Pagezimi i mbretit Klovis 1

Nga:Kostandin Luçi

Mbreteresha (Shen Klotilda) nuk pushoi ta nxiste ate te njihte Zotin e vertete dhe te pushonte se adhuruari idhujt. Por ai nuk mund te ndikohej ne asnje menyre ndaj ketij besimi, derisa me ne fund lindi nje lufte me Alemanet.Ndodhi qe ndersa dy ushtrite po luftonin ashper, pati shume masakra dhe ushtria e Klovisit filloi te rrezikohej nga shkaterrimi. 

Ai e pa kete dhe ngriti syte drejt qiellit, dhe me pendim ne zemren e tij shpertheu ne lot dhe thirri: "Jisu Krisht, te cilin Klotilda pohon se eshte Perendia i vertete, per te cilin thuhet se u jep ndihme atyre qe jane ne gjendje te veshtire, dhe per t'u dhuruar fitore atyre qe shpresojne te ti, te lutem me lavdine e ndihmes sate, me betimin se nese do te me dhurosh fitoren mbi keta armiq,une do te njoh ate fuqi qe ajo thote. Une do te besoj te ti dhe do te pagezohem ne emrin tend. 

Une kam thirrur perendite e mia, por, siç po shoh, ata jane terhequr dhe nuk po me ndihmojne dhe per kete arsye une besoj se ata nuk kane fuqi, pasi nuk ndihmojne ata qe u binden atyre. 
Une tani ju therras, dhe deshiroj qe te shpetohem nga kundershtaret e mi. 

Dhe kur ai tha keshtu, Alemanet kthyen shpinen dhe filluan te shperndahen ne te gjitha anet. 
Dhe kur pane qe mbreti i tyre ishte vrare, ata iu nenshtruan sundimit te Klovis, duke thene: "Le te mos humbasin njerezit me tej, ne lutemi; ne jemi tuajet tani". Dhe ai ndaloi luftimet dhe pasi inkurajoi njerezit e tij, u terhoq ne paqe dhe i tregoi mbretereshes se si kishte fituar duke thirrur emrin e Krishtit. Kjo ndodhi ne vitin e pesembedhjete te mbreterimit te tij. 

Atehere mbreteresha i kerkoi shenjtorit Remi, peshkopit te qytetit te Reims, qe te therriste Klovisin fshehurazi, duke e nxitur qe ti fliste mbretit per fjalet e shpetimit. Dhe peshkopi e thirri fshehurazi dhe filloi ta nxise ate te besonte ne Zotin e vertete, krijues te qiellit dhe tokes dhe te pushonte se adhuruari idhujt, te cilet nuk mund te ndihmonin as veten e tyre dhe as dike tjeter. 
Por mbreti tha: "Une me gezim po te degjoj, ati im i shenjte; por mbetet nje gje: njerezit qe me ndjekin nuk mund te durojne te braktisin perendite e tyre; por une do te shkoj dhe do t'u flas atyre sipas fjaleve te tua. 

Ai u takua me ndjekesit e tij, por para se te fliste fuqia e Zotit e ndihmoi ate, dhe te gjithe njerezit bertisnin se bashku: / "O mbret i devotshem, ne i refuzojme perendite tona te vdekshme dhe jemi gati te ndjekim Zotin e pavdekshem qe Remi predikon " Kjo iu raportua peshkopit, i cili u gezua shume dhe i urdheroi ata qe te benin gati fontin e pagezimit. 
Sheshet ishin te hijezuara, kishat e zbukuruara me perde te bardha, baptisteria e rregulluar, aroma e temjanit, qirinjte me arome digjeshin dhe e gjithe faltorja e pagezimit ishte e mbushur me nje arome hyjnore. 

Dhe mbreti ishte i pari qe kerkoi te pagezohej nga peshkopi. Nje tjeter Kostandin kaloi ne pagezimin, per te perfunduar semundjen e lebres antike dhe per te lare me uje te fresket njollat e ndyra qe kishin lindur prej kohesh. 

Dhe kur ai hyri per t'u pagezuar, shenjtori i Zotit filloi duke thene: 
"Butesisht perkulni qafen tuaj, Sigamber; adhuroni ate qe keni djegur; digjni ate qe keni adhuruar. 
Dhe keshtu mbreti rrefeu Zotin e plotfuqishem, dhe u pagezua ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te shenjte dhe u beri shenjen e Kryqit me vajin e shenjte.

Bibliografia:Pagezimi i mbretit Klovis, sipas kronikave te Shen Gregorit te Turs (539-594),ne librin e tij te titulluar:Historia e Frankeve,libri 2,nr 30- 31,Universiteti i Fordham.

Foto:https://www.pinterest.com/pin/214835844696651096/
Baptême de Clovis. Auteur: Gundisalvus de Hinojosa. Titre: Chroniques de Burgos. Datation 14e s. (fin) ou 15e s. (début). Besançon - BM - ms. 1150.

Δεν υπάρχουν σχόλια: