Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Κυριακή 27 Αυγούστου 2023
Te Krishteret e persekutuar te Afganistanit
Te Krishteret e persekutuar te Afganistanit
Qeveria Afgane,dhe ketu po flas per ate qeveri e cila ishte ne pushtet para ardhjes se Talebaneve,nuk njihte asnje prej shtetasve te saj si jo-myslimane. Kurse,regjimi I sotem I Talebaneve as qe nuk behet fjale te njohi ndonje shtetas te saj si jo-mysliman. Aktualisht,99 % e popullsise se Afganistanit eshte e besimit Islam,ndersa pjesa e mbetur,1%,nuk dihet me saktesi se kujt besimi I perket,por sipas raporteve te DASH (Departamentit te Shtetit Amerikan),mbi 3,000 te Krishtere jetojne ne Afganistan,qe ne pjesen me te madhe jane te konvertuar dhe qe nuk mund ta praktikojne lirshem besimin e tyre.Fakt eshte qe do ishte vete apostulli Thoma,qe predikoi Ungjillin ne rajonin antik te Baktrias (ndodhet ne Afganistanin e sotem),por qe duke filluar nga shekulli 7 dhe me pas ne ate te 13,komunitetet e Krishtera do tkurreshin deri ne ate mase,aq sa do ishin pothuajse inekzistente,dhe fakti qe ne Afganistan nuk ka asnje kishe flet shume.
Ndersa sot,komuniteti I Krishtere ashtu si e kam permendur,eshte “Underground”,pra I nendheshem. Kushtetuta Afgane,e ndalon me ligj,praktikimin e ndonje besimi tjeter pervecse atij Islam dhe se te konvertuarit ne Krishterim,nuk do perballen me ligjet e shtetit,por me ato te Sheriatit ( kujtoni apostazine ose denimin me vdekje).Madje qeveria para Talebane,ndalonte edhe publikimin e materialeve te Krishtera,duke e beret e pamundur zoterimin e nje Bible ose materialeve te tjera.
Kjo detyroi qe shume te Krishtere Afganas,te largohen nga vendi I tyre,drejt atyre vendeve ku te kishin me shume liri veprimi dhe besimi,duke filluar nga viti 2005. Dhe do ishin vete organizatat e ndryshme,te cilat do ndihmonin keta Afgane te Krishtere qe te largoheshin nga vendi I tyre. Ne vitin 2009,nje deputet Afgan, I njohur si Abdul Sattar Khaëasi,beri thirrje dhe kerkoi ekzekutimin e te gjithe apostateve. Sot te Krishteret e Afganistanit,ne pjesen me te madhe te tyre,luten ne shtepite e tyre dhe vetem,duke u perpjekur qe te shmangin takimet ne grup nga frika e vrasjeve.
Nje pjese e te Krishtereve Afgane, tashme jane detyruar te largohen dhe te kerkojne azil pas marrjes se Afganistanit,nga regjimi terrorist I Talebaneve,dhe ajo pjese qe ka qendruar,ka vendosur qe te jete nje fanar ndricues duke u perpjekur qe te perhapi sa me shume fjalen e Perendise dhe te Ungjillizoje atje ku eshte e mundur. Kur,Afganistani edhe para Talebaneve ishte vendi I dyte ne bote,ne listen e publikuar nga Open Doors Usa,lidhur me persekutimin e te Krishtereve,ai sot dhe aktualisht qe po flasim po kalon ne vendin e pare,duke qene nje vdn me I rrezikshem se Korea e Veriut dhe jo vetem.
Fakti qe shume te Krishtere Afganas,jane detyruar te fikin telefonat e tyre nga frika e Talebaneve,sepse pjesa me e madhe Biblen e kane aplikacion ne telefon, kjo ka veshtiresuar edhe me shume, kontaktin dhe ndihmen ndaj tyre. Midis Afganeve qe do vijne jo vetem ne Shqiperi,por edhe ne vende te tjera,do kete nga ata qe kane qene persekutore ndaj te Krishtereve,por gjithashtu do kete dhe te Krishtere Afganas,te cilet me shume se sot,kane nevoje per ndihmen e te gjitheve ne sepse ashtu si I lutemi ne Krishtit ashtu I luten dhe te Krishteret Afganas.
Ne foto na paraqitet nje emigrante Afgane, e quajtur Faridah, e cila eshte duke u lutur dhe njekohesisht duke marre pjese aktive ne katekizem.Berlin, 23 Tetor 2016.
Foto eshte realizuar nga:CLEMENS BILAN/AFP via Getty Images.
K.L
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου