Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου

Σάββατο 29 Νοεμβρίου 2025

U kremtua me madhështi dhe solemnitet kujtimi i Atit tonë ndër Shenjtorë, Shën Sofianoit, Episkop i Gjirokastrës dhe Drinopojës.


 









U kremtua me madhështi dhe solemnitet kujtimi i Atit tonë ndër Shenjtorë, Shën Sofianoit, Episkop i Gjirokastrës dhe Drinopojës.
Ditën e mërkurë, 26 nëntor, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Gjirokastrës u kremtua kujtimi i Shën Sofianoit, Episkopit të Gjirokastrës dhe Drinopojës. Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore u drejtuan nga Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail. Gjatë Shërbesave të Shenjta priftërinjtë dhe besimtarët patën mundësinë që t’u faleshin lipsaneve të shenjta të Shenjtorit.
Shën Sofianoi jetoi dhe veproi në një periudhë shumë të vështirë për ekzistencën e të krishterëve orthodhoks. Në një kohë kur Perandoria Osmane kishte shtrirë sundimin e saj edhe në hapësirën e Gjirokastrës së Drinopojës. Gjatë shek. XVII kur vala e islamizimit po bëhej gjithnjë edhe më shumë intensive, Shën Sofianoi si një hierark i denjë i fronit dhe grigjës së tij, me predikimin e tij të frymëzuar nga Perëndia bëri të mundur që shumë të krishterë të Episkopatës së tij të mos mohonin besimin e tyre. Gjithashtu duke konstatur nevojën e madhe të të krishterëve për arsim, Shën Sofianoi çeli në vitin 1672 një shkollë në Manastirin e Shën Athanasit në Poliçan të Pogonit. Grigja e tij, ruajta dhe kultivimi shpirtëror i saj ishte shqetësimi kryesor i Shën Sofianoit deri në vitin 1711, kur ndërron jetë dhe bashkohet me Perëndinë në Mbretërinë Qiellore.
E kremtja e kujtimit të Shën Sofianoit është një ditë e rëndësishme për mbarë komunitetin orthodhoks të zonës dhe më gjerë, duke na rikujtuar se Shenjtorët e Kishës nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës, por, gjithashtu ata përbëjnë një realitet të gjallë që frymëzojnë dhe udhëheqin besimtarët në çdo kohë dhe hapësirë.

Δεν υπάρχουν σχόλια: