Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Κυριακή 16 Ιανουαρίου 2022
Lufta globale kunder te krishtereve mbetet historia me e madhe qe nuk u tregua kurre ne fillimin e shekullit te 21-te.
Lufta globale kunder te krishtereve mbetet historia me e madhe qe nuk u tregua kurre ne fillimin e shekullit te 21-te.
Nga:Kostandin Luçi
Gazetari John L Allen shkroi ne The Spectator,duke thene: “Lufta globale kunder te krishtereve mbetet historia me e madhe qe nuk u tregua kurre ne fillimin e shekullit te 21-te. Aktualisht te Krishteret jane grupimi me i persekutuar ne bote dhe fatkeqesisht me i harruari edhe kjo per qellime qe i sherbejne atyre liderave qe synojne te jene politikisht korrekt,por jo me Perendine.
Te Krishteret e persekutuar ne shume raste detyrohen te largohen nga vendi i tyre,duke cuar keshtu ne nje eksod masiv,si dhe duke rrezikuar te zhduken nga Lindja e Mesme. Trajtimi i te Krishtereve te persekutuar si ‘armiqe’ eshte nje nga fyerjet me te medha qe po behet sot,dhe kjo fyerje orkestrohet neper zyrat e OKB dhe BE por jo vetem. Nje rast i tille eshte edhe rasti i nje emigranti sirian ne Jordani,i cili nuk mundi te merrte ndihmat e duhura sepse ai ishte nje i konvertuar ne Krishterim,edhe pse kampi ishte ngritur me fondet e OKB dhe drejtohej nga vete OKB.
Ndersa Paul Diamond, nje avokat nga Britania e Madhe per te drejtat e njeriut eshte shprehur duke thene per kete trajtim c’njerezor te te Krishtereve:
Te Krishteret qe jane genociduar, nuk mund te hyjne as ne kampet e OKB-se per te marre ushqimin. Nese hyni dhe thoni se jam i krishtere ose i konvertuar, rojet myslimane te OKB-se do t'ju bllokojne hyrjen dhe do te qeshin me ju, do t'ju tallin dhe madje do t'ju kercenojne... Zyrtaret myslimane sunite kane bllokuar rrugen. Ata kane qeshur me ta, i kane kercenuar, i kane thene 'Nuk duhej te ishe konvertuar. Ti je nje idiot per t'u konvertuar. (1)
Rasti i siperpemenduar eshte vetem nje nga mijera rastet e tilla, kur te Krishtereve te persekutuar dhe sigurisht te Krishteret qe jane detyruar te largohen nga vendi i tyre per shkak te dhunes dhe perndjekjeve ju mohoen dhe te drejtat me e elementare,dhe perseri heshtja eshte triumfuese me zyrat “pompoze” te zyrtareve Europiane, te cilet kane harruar se Europa eshte nje identitet i Krishtere.
Ne jemi ata qe duhet te reagojme dhe ne jemi ata qe duhet ti mbeshtesim te Krisnteret e persekutuar. Shume te Krishtere nuk jane te vetedijshem per ate qe po ndodh me te Krishteret e tjere ane e mbane botes. Shume prej tyre habiten kur ndigjojne per vrasjet,debimet,dhe genocidin e heshtur. Kjo eshte nje nder shume arsyet pse duhen bere perpjekje per te rritur ndergjegjesimin e njerezve,qe ata te dine se te Krishteret persekutohen.
1- UN, UK Treating Persecuted Christians as "Enemies"by Raymond IbrahimThe Gatestone Institute,December 25, 2019.
Foto: Shkeputur nga :https://www.youtube.com/watch?v=fRYzpbJ-Rtc
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου