Αναζήτηση αυτού του ιστολογίου
Σάββατο 2 Μαρτίου 2024
PERËNDIA apo Egocentrizmi Ynë Vetjak ?
PERËNDIA apo Egocentrizmi Ynë Vetjak ?
Cila është qendra e jetës sonë ?
Është një virus më i rrezikshëm se virusi Covid 19, që akoma po mundon njerëzit këto kohë.
Është Kryelartësia !
Kryelarti - nuk ka si kryefjalë PERËNDINË , por veten e tij.
Ai flet me shumë ashpërsi për gjithë njerëzit e tjerë, nga të cilët - e veçon veten e tij.
Dhe thotë se, njerëzit janë të padrejtë, vjedhës e të keq.
Dhe pikërisht - është Kryelartësia - ajo që e ndërron boshtin kryesor të jetës së njeriut dhe e kthen atë në diçka tjetër.
Qendra e jetës së njeriut nuk është Perëndia, por kthehet egoja - Unë.
Është një marrëzi - çmenduri tragjike !
Dhe nga kjo - varet edhe marëdhëniet e tjera që ka njeriu me njerëzit e tjerë, se si i krijon ato.
Dhe prandaj, duhet t'i shtrojmë një pyetje vetes sonë dhe le ta bëjmë atë çiltërsisht dhe le të themi :
Çfarë është qendra e jetës tonë :
PERËNDIA - apo egocentrizmi ynë vetjak ?
Tragjedi bëhet - e kthehet egocentrizmi - në shumë familje, në shumë popuj, në mbarë qytetërimin.
Vëllezërit e mi !
Le të lusim Zotin - Perëndinë, që të kuptojmë kryelartësinë tonë - nga e cila , vuajmë ne !
Të kërkojmë mëshirën e Perëndisë, që të na çlirojë nga ky virus kaq shumë i rrezikshëm.
Dhe, le të mos harrojmë frazën që na thotë Zoti ynë :
"Ai që ka për të lartësuar veten e tij, ai ka për t'u përulur."
Sepse :
" Zoti - Perëndia u vihet kundër njerëzve kryelartë !"
Pra, jo thjesht nuk i pranon ata - por i kundërshton ata. Ndërsa njerëzve që janë të përulur, Perëndia u fal Hirin e Tij.
Prandaj - që të ecim përpara në jetën tonë, le të themi me gjithë qënien tonë lutjen :
" O Zot - ndjemë mua mëkatarin !"
+ A N A S T A S I
Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου